KreuCelebrity

Në fjalimin e parë, Mbreti Charles mesazh prekës për Harryn dhe Meghan!

Mbreti Charles mbajti fjalimin e tij të parë publik në Mbretërinë e Bashkuar, ku dha dhe një mesazh për familjen e tij, duke përfshirë Harryn dhe Meghanin, të cilëve iu uroi më të mirën, edhe pse ata nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt më me detyrat mbretërore.

Gjatë fjalimit prekës, Charles vuri në dukje se sa i trishtuar është, dhe gjithashtu pranoi se sa e trishtuar është edhe Mbretëria e Bashkuar, duke theksuar se çfarë figure e dashur ishte nëna e tij dhe sa mirë i shërbeu kombit gjatë gjithë mbretërimit të saj historik.

Në fund, ai diskutoi linjën e re të pasardhësve, duke theksuar se ai është padyshim Mbreti, Camilla është Mbretëresha bashkëshorte, Queen Consort, dhe se Princi William dhe Kate Middleton tani janë Princi dhe Princesha e Uellsit.

Në të njëjtën kohë, ai u sigurua gjithashtu të përmendë Harryn dhe Meghan. Ai nuk u caktoi atyre asnjë titull, pasi ata u tërhoqën nga detyrat e tyre mbretërore, por ai u shprehu dashurinë e tij, duke thënë se ai shpreson vetëm për suksesin e tyre të vazhdueshëm në Amerikë.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq të enjten më 8 shtator vetëm disa orë pasi u njoftua se mjekët ishin të shqetësuar për shëndetin e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF