KreuCelebrity

Ndahet nga të dashurat pasi mbushin 25 vjeçe, reagon ishi i DiCaprios!

Të shumta kanë qenë lajmet që qarkulluan pas ndarjes së Di Caprios nga modelja 25-vjeçare Camila Morrone, ku thuhej se arsyeja e të gjitha ndarjeve të tij ka qenë mosha.

Për këtë ka reaguar ish-e dashura e Leonardo DiCaprios, Kristen Zang, e cila ka qenë në lidhje me aktorin nga viti 1995 deri në 1999.

Kristen Zang gjatë një interviste me “People” tha se nuk ka folur kurrë më parë për ish-in e saj, por u ndje “e detyruar” pasi pa disa komente për të në internet. “Unë jam një person shumë privat, njësoj si ish i dashuri im. Por javën e kaluar, për herë të parë, jam ndjerë e detyruar të ndaj disa gjëra.

Ajo kritikoi fansat të cilët komentuan se Morrone ishte “shumë e vjetër” për yllin e “Don’t Look Up” sepse lidhja e tyre përfundoi pak pasi Morrone mbushi 25 vjeç këtë vit. “Për sa i përket Leos dhe ndarjes së tij të fundit, kush e di se çfarë ndodhi,” tha ajo. “Ndoshta Camila e donte, por ishte gati për kapitullin tjetër, ndoshta është i përkohshëm, apo ndoshta nuk është puna jonë, por a mund të ndalemi me titujt dhe komentet e moshës?“.

Më tej ajo zbuloi detaje nga lidhja e saj me aktorin, “Leo dhe unë jemi takuar për katër vjet. E takova rastësisht përmes miqve kur isha 19 vjeçe dhe filluam të takoheshim kur ishim të dy 21 vjeç. Ne ishim fëmijë. Shkonim në parqe argëtimi, koncerte, muzeume dhe kinema. Unë isha me të kur ai bëri Romeo & Juliet, Titanic dhe The Beach”.

Edhe pse Zang rrëfeu se DiCaprio ishte një “i dashur shumë i ëmbël dhe i përkushtuar”, ata patën disa “kohë të vështira” përpara se të ndaheshin zyrtarisht. Megjithatë, ajo gjithashtu pranoi ironinë në situatën e saj pasi ata i dhanë fund katër muaj pas ditëlindjes së saj të 25-të.

“Ishte një zgjedhje që bëra. Nuk di si ta shpjegoj saktësisht, thjesht u ndjeva sikur isha gati që lidhja jonë të përfundonte. Më dukej sikur e kisha tejkaluar atë version të vetes sime, vajzën e shkollës së mesme të Hollivudit. Doja të kuptoja se kush isha dhe çfarë doja”, tha 48-vjeçarja.