Ndërsa sezoni i ri televiziv ka nisur këtë javë, programe e spektakle të njohura janë duke bërë përgatitjet e fundit para se të ndezin motorin. Spektakli i humorit në Tv Klan ‘Klanifornia’ pritet të nisë së shpejti dhe këtë sezon duket se do të ketë mjaft risi.
Producenti Turjan Hysko ishte i ftuar këtë mëngjes në ‘Aldo Morning Shoë’ ku zbuloi disa se Klanifornia këtë sezon do të ketë disa aktorë të rinj.
Po ashtu Hysko rrëfeu Gentian Zenelaj do të jetë tashmë pjesë e pandashme e kastit të aktorëve të programit të humorit në Tv Klan. Zenelaj prej dy vitesh është bërë pjesë e Klanifornias me skeçe të herëpashershme, por duke nisur nga ky sezon ai do të jetë çdo javë.
Gentian Zenelaj sakaq paralelisht vijon të moderojë programin investigativ Stop.