Që kur u bë e ditur se Kim Kardashian kishte ndërprerë lidhjen e saj me aktorin e humorit Pete Davidson, shumë fansa dhe media kanë vendosur baste për njeriun me fat që mund të jetë partneri i ri i modeles.
Vetëm pak javë më parë u zbulua se Kim Kardashian ishte në kërkim të një mashkulli më të madh se ish-i dashuri i saj Davidson, por tashmë modelja i ka shtuar listës një kërkesë më shumë për mashkullin e saj perfekt.
Kim Kardashian i referohet Elon Musk. Sipas “National Enquirer”, Kim Kardashian e ka harruar tashmë aktorin me të cilin ishte në lidhje për nëntë muaj dhe i ka vënë syrin sipërmarrësit Elon Musk si partnerin e saj të ri.
Siç përshkruhet nga gazeta tabloid, modelja dëshiron të ndajë jetën e saj me dikë që është po aq i pasur sa bashkëthemeluesi dhe CEO i “Tesla”. “Kim po u thotë njerëzve se duhet të takojë një djalë më të pjekur, dikë që është me të vërtetë në nivelin e saj për sa i përket suksesit, dhe në sytë e saj, kjo do të thotë shenja dollari”, citohet të ketë thënë një burim i paidentifikuar. “Ajo dëshiron një burrë me aq para sa ajo ose më shumë se sa ka ajo”.
Musk nuk ka dhënë asnjë indikacion se është i interesuar të bëhet partneri i ri i Kim dhe t’i bashkohet klanit Kardashian, ka pohuar një burim i afërt me familjen e modeles.

Justin Bieber anulon koncertin botëror!
















Horoskopi ditor, e martë 6 shtator 2022

Drini Zeqo dhe partnerja e tij…në ekran!

