KreuCelebrity

Adriana Lima zbulon emrin e veçantë të djalit!

Modelja e njohur Adriana Lima është bërë nënë për herë të tretë. Ajo ka mirëpritur në jetë djalin me të dashurin e saj Andre Lemmers.

Teksa dha lajmin e bukur Lima ka zbuluar edhe emrin e vecantë që ajo ka zgjedhur për të birin, “Cyan është ngjyra midis jeshiles dhe blusë në spektrin e dukshëm të dritës. Cyan është ngjyra e ujërave të Bora Bora dhe Maldive, vendeve të preferuara familjes sonë.

Cyan tani është ngjyra jonë e preferuar… ngjyra e syve të djalit tonë. Mirë se erdhe në botën tonë CYAN LIMA LEMMERS ~ 29/08/22”, shkroi ajo.

Kujtojmë që Lima është gjithashtu nënë e vajzave Valentina, 12, dhe Sienna, 9, të cilat i ndan me ish-burrin Marko Jarić.

 

 

 

A post shared by Adriana Lima (@adrianalima)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF