KreuCelebrity

Pas dy vajzave, modelja e famshme bëhet me djalë: Mirë se erdhe në këtë botë!

 

Pas dy vajzave, Valentina, 12, dhe Sienna, 9 vjec me ish bashkëshortin, basketbollistin serb, Marko Jaric, Adriana Lima ka sjellë në jetë një djale, fëmija i parë i saj me partnerin e ri , Andre Lemmers.  

Modelja braziliane rrëfeu se kanë vendosur që djalin ta quajnë Cyan, dhe përmes një fotoje të syrit të tij, shpjegoi dhe kuptimin e këtij emri.

“Cyan është ngjyra midis jeshiles dhe blusë në spektrin e dukshëm të dritës. Cyan është ngjyra e ujërave të Bora Bora dhe Maldive. Cyan tani është ngjyra jonë e preferuar… ngjyra e syve të djalit tonë. Mirë se erdhe në këtë botë Cyan Lima Lemmer”, shkruan supermodelja 41 vjecare. Përpara 4 vitesh, Lima pati sfilatën e fundit për Victoria’s Secret. Ajo i hoqi krahët e engjëllit, dhe u largua nga sfilata që i dha emër dhe e bëri atë të njohur në mbarë botën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF