KreuCelebrity

Nga Madonna, tek Jolie e Tom Hanks, yjet botërorë që kanë gjak mbretëror!

Nga Madonna, tek Jolie e Tom Hanks, yjet botërorë që kanë

Janë të famshëm sot në botë për shkak të pamjes e talentit të tyre, por ndërkohë pakkushi e di se në dejet e këtyre yjeve botërorë rrjedh gjak blu. Kështu, prezantuesja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres zbuloi në 2011 se ishte  kushërira e 15-të e Dukeshës së Kembrixhit. Sipas një letre nga Neë England Historic Genealogical Society, dy gratë rezultonin të lidhura me një burrë të quajtur Sir Thomas Fairfax dhe gruan e tij, Agnes Gascoigne, e cila jetonte në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të viteve 1500. Ajo është gjithashtu një pasardhëse e mbretit Eduard III, i cili sundoi Anglinë nga viti 1327 deri në vdekjen e tij në 1377.

Cindy Crawford

Cindy Craëford zbuloi se ajo është stërmbesa e brezit të 41-të të Perandorit të Shenjtë Romak Karli i Madh. Në vitin 2013, supermodelja e famshme e viteve ’90 u shfaq në emisionin “Kush mendon se je?”, i cili gjurmonte shkencërisht origjinën dhe paraardhësit e njerëzve të famshëm.

Beyonce

Beyonce Knoëles duket ka rrënjë mbretërore tek Luiziana dhe francezët, pasi paraardhësi i saj rezulton te jete mbreti Henry II i Anglisë, i cili ishte stërgjyshi i 24-të i Mbretëreshës Elizabeth.

Madonna

Madonna mund të jetë mbretëresha e popit, por ajo gjithashtu ka gjak mbretëror pasi është kushërira e nëntë e Dukeshës së Cornëall, Camilla Parker-Boëles.

Tom Hanks

Tom Hanks, siç pretendon ai, është gjak blu dhe jo pa te drejte. Ai është në fakt një pasardhës i mbretit John të Anglisë, i cili sundoi nga 1199 deri në 1216.

Robert Pattinson

Robert Pattinson preku majat e fames kur interpretoi në Tëilight. Edhe pse tingëllon paradoksale, pasi ai mishëroi vampirin Eduard, familja e tij ka lidhje me Vlad Impalerin, frymëzimin e vërtetë pas Drakulës. Megjithatë, ai thuhet gjithashtu se vjen nga një familje mbretërore, pasi sipas gjenealogëve është kushëri i largët i Princit Ëilliam dhe Princit Harry.

Paris Hilton

Paris Hilton gjithashtu ka rrënjë mbretërore pasi është kushërira e 20-të e Mbretëreshës Elizabeth II. Më konkretisht të dyja kanë të bëjnë me Henrin II të Anglisë, i cili sundoi nga 1154 deri në 1189.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Angelina Jolie është e lidhur me familjen mbretërore franceze dhe mbreti Philip II, i cili mbretëroi nga 1180 deri në 1223, është një nga paraardhësit e saj nga ana e nënës së vet.

Hugh Grant

Hugh Grant ka lindur në Londër dhe ka gjak mbretëror në venat e tij pasi ai është pasardhës i Henry VII, monarku i parë i Shtëpisë së Tudorit. Ai është gjithashtu i lidhur me James IV, Mbretin e Skocisë, i cili sundoi midis 1488 dhe 1513.

Celine Dion 

Celine Dion e cila është e famshme në të gjithë botën falë hiteve të saj më të mira dhe zërit të pabesueshëm ka gjithashtu lidhje mbretërore. Këngëtarja kanadeze është e lidhur me Mbretin Filip II të Francës, i cili u kurorëzua në vitin 1179.

Johnny Depp

Johnny Depp ka lidhje të largëta familjare me Mbretëreshën Elizabeth të Anglisë. Ylli i “Pirates of the Caribbean” është kushëriri i 20-të i mbretëreshës, sipas një gjenealogu që hulumton pemën familjare të aktorit, pasi të dy janë pasardhës të Eduardit III, i cili vdiq në 1377.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF