KreuCelebrity

Përplasja në protestën e djeshme, Lakatari: Protagonizëm! “Fifi është e rënduar emocionalisht”!

Përplasja në protestën e djeshme, Lakatari: Protagonizëm!

Aktivistja Zhaklina Lakatari së bashku me aktoren Monika Lubonja folen mbi përplasjen e djeshme në protestën për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë. Të ftuara në Euronews, ato thane se përplasja e djeshme ka qenë për protagonizëm, ndërkohë që janë kapur më njëra-tjetrën si dhe për organizimin e protestës së djeshme.

Lakatari: Janë bërë modë protestat. Do doja shumë të bëheshin modë protestat.

Lubonja: Unë nuk thash janë bërë modë

Lakatari: Unë ashtu e dëgjova, dhe prandaj ndërhyra.

Lubonja: Ok por ti themi gjërat ashtu siç thamë, se sy për sy është problem.

Lakatari: Xheni Karaj më mori në telefon, dhe më thotë që kemi menduar të bëjnë një protestë solidarizimi për ngjarjen në Prishtinë. Orari fillestar ishte me orarin në Prishtinë, por duke qënë se jemi në punë, e bëmë pasdite. Bashkia më kontakton dhe kërkon një listë të shoqatës së grave në kryeqytet. Dhe kur i pyeta për çfarë u duhen, më thanë se disa vajza nga Kosova kanë shprehur dëshirën për të organizuar protestën në solidaritet me 11-vjeçaren. I thashë, mund të bashkohemi të gjitha dhe të mblidhemi në 6.30. Protesta e djeshme ishte dëshirë e qytetarëve të Tiranës, ndaj më vjen keq kur fokusi i kësaj proteste është solidarizimi kundër dhunës. Debatet mund dhe duhet të shmangeshim dje.

Lubonja: Jam dakord me çfarë thotë Zhaku, por doja të theksoja që shyqyr që njëhere u bëmë bashkë. Sigurisht që njerëzit nga bashkia i kemi marrë Fifi dhe unë dhe iu kemi kërkuar ndihmë për organizimin. Dhe kam siguruar lejen e sheshit, kam shkuar në polici kam marrë lejen. Kam qenë shumë e tronditur dhe kam qarë shumë kur e pashë ngjarjen. Ka qenë një telefonatë e Fifit dhe më ka kërkuar që të më takojë për rastin e vajzës së Kosovës. Fifi më tha që do të ngrihemi siç janë ngritur vajzat në Prishtinë. Dhe dua ta kem si gjë timen, ishte diçka që e pashë te Fifi që ishte shumë e rënduar emocionalisht.

Lakatari: Procedurat për marrjen e lejes janë shumë të thjeshta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF