Ish-presidenti sovjetik Mikhail Gorbache ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
Të martën Spitali Klinik Qendror njoftoi se vdekja e Mikhail Gorbache erdhi si pasojë e një sëmundjeje të rëndë prej së cilës ai vuante prej kohësh,
Ish-presidenti sovjetik do të varroset në varrezat Novo-Dyevitchiye të Moskës, pranë bashkëshortes së tij, Raisa.
Gorbachev ishte lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik përpara se të shpërbëhej. Ai sundoi si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik nga viti 1985 deri në vitin 1991 dhe ishte presidenti i vetëm i vendit, një titull që ai mori në muajt e fundit të kohës së tij në detyrë.



















