KreuCelebrity

Aktorja e njohur ndërron jetë në moshën 32-vjeçare!

Charlbi Dean, aktorja dhe modelja nga Afrika e Jugut, ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare.

Dean ndërroi jetë në një spital në Nju-Jork nga një sëmundje e papritur, thanë përfaqësuesit e saj të martën.

Charlbi Dean pati një rol të jashtëzakonshëm në filmin “Triangle of Sadness”, i cili fitoi çmimin kryesor të këtij viti në Festivalin e Filmit në Kanë.

Ajo lindi Charlbi Dean Kriek në Cape Town, ku edhe u rrit. Dean filloi modelingun që fëmijë, duke u shfaqur shpesh në pistat e modës dhe kopertinat e revistave në dekadat që pasuan. Kujtojmë që në vitin 2009 ajo i mbijetoi një aksidenti gati fatal.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF