Ngjarja e rëndë në Kosovë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 5 persona në një park në Prishtinë, tronditi mbarë opinionin publik.
Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur të cilët kanë reaguar duke kërkuar publikimin e identitetit të plotë të pesë autorëve.
Së fundmi këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar sërish për ngjarjen me anë të një videoje ku shfaqet e përlotur. “Po bëhem nervoze. Këto janë çështje shumë serioze”, shprehet ajo teksa ka shtuar se ndihet keq nga disa njerëz që e kanë paragjykuar ngjarjen.
“Kini kujdes. Ne jemi njerëz me ndjenja dhe të drejta. Mund të isha unë? Ti? Motra jote? Mamaja jote. Unë po luftoj të them fjalët që dua të them. Ndaloni këto dreq “kqyre qysh po visheni? Po nxirrni këngë seksi? Po dridheni n’clube? Nuk ke të drejtë të marrësh atë që nuk të përket”, ka shtuar këngëtarja.
https://www.tiktok.com/@dafinapipinazeqiri/video/7137626995617271083?is_from_webapp=v1&item_id=7137626995617271083&refer=embed&referer_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2F&referer_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fmund-te-isha-une-ti-motra-ose-nena-jote-dafina-zeqiri-shperthen-ne-lot-pas-abuzimit-se-11-vjecares%2F&referer_video_id=7137626995617271083
Për këtë ngjarje, një protestë do të zhvillohet më 31 gusht, ora 12:00 te “Zahir Pajaziti”, ndërkohë në Tiranë do të zhvillohet në orën 16:30 në sheshin “Nënë Tereza”.