Filmi “Winter Fireflies”, me regji të Artur Gorishtit, në shtator do të ketë premieren e tij në Kinema Millenium gjatë netëve të “Tirana International Film Festival”, në të cilin konkurron në seksionin e filmave Made in Albania.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë regjisori i filmit me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku dhe ka falënderuar bashkëpunëtorët e kwtij projekti, “Është e pafundme lista e personave që kanë kontribuar në realizimin e këtij filmi. Si fillim dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi kreative të cilët me përkushtim kanë dhënë maksimumin e tyre deri në fund të e projektit: aktorët Luli Bitri, Agron Shala, Pëllumb Dervishi, Selman Jusufi, Birce Hasko, Arben Xh Bajgora, Kreshnik Malushaj, Mensur Safqiu, Florist Bajgora, Elezi Nitti, Andi Bajgora, Fllanza Berisha, Ana Guni”.
Më tej Artur Gorishti ka shkruar se puna me këtë film ishte sa e bukur aq edhe e vështirë dhe shpërblimi më i mirë është që filmi më në fund do mbërrijë te publiku.
Bëhet me dije se mbështetësit financiare për “Winter Fireflies” janë Qendra Kombëtare e Kinematografisë, RTSH Radio Televizioni Shqiptar, Bashkia Tiranë, Bashkia Krujë, Bashkia Belsh.



















