KreuCelebrity

U publikua video nga dasma, Jennifer Lopez: U vodh pa pëlqimin tonë

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë pak javë më parë. J.Lo ishte e emocionuar për të festuar me Affleck, por thuhet se nuk ishte e lumtur për videon private që u publikua nga dasma e saj.

Ajo ka deklaruar së fundmi se një person, i ftuar në dasmën e saj me Ben Afflcek shiti një video të tyre gjatë festës.

“Kjo është marrë pa leje. Dhe kushdo që e ka bërë ka përfituar nga momenti ynë privat”, ka shkruar ajo në një koment në Instagram të shpërndarë nga llogaria e fansave @jlow0rld. Ne i kërkuam të gjithëve të mos publikonin video apo foto nga dasma jonë.

“Gjithçka që unë do nxjerr është OnTheJLO dhe është për ta ndarë me fansat e mi. Të cilën do ta bëj kur të jem gati. Kjo u vodh pa pëlqimin tonë dhe u shit për para. Faleminderit, ju dua”, shtoi Lopez.

Në klip, artistja, i këndon Affleck, i cili ishte ulur në një karrige përballë saj, duke buzëqeshur dhe duke shijuar performancën.

Çifti zhvilloi dasmën me mbi 100 të ftuar, të organizuar në kompleksin e aktorit në Hampton Island Preserve në Gjeorgji, pas ceremonisë së tyre intime në Las Vegas muajin e kaluar.

E drejtuar nga Jay Shetty, ceremonia kryesore u mbajt në lëndinën e pasme nën një kornizë të bardhë të mbushur me lule të bardha, ndërsa oborri ishte i mbuluar me mijëra qirinj. Të gjithë të pranishmit në eventin kryesor ishin veshur me të bardha.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF