Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj janë komentuar pafund në mediat sociale për historinë e tyre të dashurisë.
Pas ribashkimit dhe sinjaleve që ata ishin bashkë, më në fund çifti ka zgjedhur të konfirmojë ribashkimin në rrjetet sociale.
Pas Semit që publikoi foto me dyshen nga Sunny Hill Festival, ka ndarë foto edhe vetë Bora Zemani me ndjekësit e saj në Instagram.
Në mesin e fotove që ajo ka publikuar gjendet edhe një foto me Donaldin, edhe pse portreti i aktorit nuk është i plotë, dukshëm është ai. “Qiqra IN hell”, ka shkruar moderatorja, duke i zbukuruar Instagramit gjithë fansave të çiftit!