“Sunny Hill” mbrëmjen e kësaj të diele kishte natën e tretë dhe të fundit të festivalit, dhe të shumtë ishin personazhet e njohur që ishin pjesë e tij.
Vëmendje të madhe në rrjetet sociale mori postimi i Semit, e cila publikoi një fotografi krah Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, duke konfirmuar në këtë mënyrë rikthimin e shumëpërfolur të dyshes.
“Përgjithmonë shokë”, shkroi ajo, dhe të shumta ishin komentet nga fansat e shumtë të moderatorit dhe aktorit.
E pranishme në “Sunny Hill” ka qenë edhe Beatrix Ramosaj, e cila pas Semit ka publikuar dy fotografi ku ka shkruar, “2 euro”. Ky postim është marrë nga fansat si një ‘kunj’ nga ana e këngëtares për Borën dhe Donaldin.
Kujtojmë që historia e dashurisë mes Borës dhe Donaldit ka qenë më e komentuara ndonjëherë në showbizin shqiptar, e cila përfshiu mbarë opinionin publik..



















