Moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë nëntorin e kaluar. Ata u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Marget, bashkimi i emrave të tyre.
Së fundmi ata kanë nisur pushimet e para si familje, dhe këtë na e ka treguar vetë moderatorja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
Përkrah një fotografie me të bijën, të cilës moderatoja ka zgjedhur të mos ja publikojë portretin, Marina ka shkruar, “Pushimet e para të mrekullisë time”.
Kujtojmë që pak ditë më parë Marina dhe Geti shijuan disa ditë pushime me Luana Vjollcën në Sicili, nga ku ndan me ndjekësit e tyre fotografi dhe video.