Këngëtarja e njohur Kelsea Ballerini dhe bashkëshorti i saj, Morgan Evans i kanë dhënë fund martesës pas gati pesë vitesh martesë.
Lajmin këngëtarja Kelsea Balerini e ka me ndjekësit e saj në Instagram,
“Miq, unë gjithmonë jam përpjekur të ndaj më të mirën time me ju kështu që dua të dëgjoni nga mua se unë jam duke u divorcuar. Ky vendim thellësisht i vështirë është rezultati i një udhëtimi plot dashuri, rritje, përpjekje që ka shkuar drejt fundit. Është e vështirë të gjej fjalët, por ndihem ekstremisht mirënjohëse për vitet e kaluara me Morgan dhe me shpresë për sezonet e ardhshme”.
Evans, 37 vjeç, gjithashtu dha lajmin me anë të një deklarate në Instagramin e tij, “Me keqardhje konfirmoj se pas gati 5 vitesh martesë, Kelsea dhe unë po ndahemi. Do të doja të ishte ndryshe, por fatkeqësisht nuk është kështu”.