KreuCelebrity

VIDEO/ Në ditëlindjen e parë, Kledi Kadiu emocionon me urimin për djalin e sëmurë!

Në familjen e Kledi Kadiut dhe Charlotte Lazzarit ka patur festë pasi fëmija i tyre i dytë ka mbushur një vjeç dhe balerini në këtë ditë të shënuar i ka bërë një dedikim të ëmbël në rrjetet sociale.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar xhiron tënde të parë rreth diellit. Ti jeni çudia jonë, urime ditëlindjen Samurai i vogël i madh”, ka shkruar balerini, teksa e ka shoqëruar postimin me një video prekëse me momentet më të bukura të vitit të parë të jetës së foshnjës së tij, nga lindja deri te loja me motrën e tij të vogël.

Në postim balerini i është referuar si një luftëtar sepse Gabrieli i vogël është i sëmurë që në lindje dhe ka qenë vetë ai që e ka treguar këtë gjë kohë më parë, “13 ditë pas lindjes, Gabriel shfaqi ethe dhe konvulsione të rënda, shprehje e një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefaliti”.

Kujtojmë që Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari u martuan në vitin 2018 dhe janë prindër ka edhe të një vajze, Lea, e lindur në vitin 2016.

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF