KreuCelebrity

Aurora Ramazzotti shtatzënë, Michelle Hunziker dhe Eros do të bëhen gjyshër!

Aurora Ramazzotti është shtatzënë dhe kjo zbulohet ekskluzivisht në numrin e ardhshëm të Chi, që do të dalë të mërkurën më 31 gusht.

Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti do të bëhen gjyshër për herë të parë.

Vetëm pak kohë më parë e Aurora u fotografua me nënën e saj Michelle në një farmaci në Sardenjë teksa blinin një test shtatzënie. Aurora, e cila do të bëhet nënë në janar dhe i dashuri i saj Goffredo Cerza janë shumë të lumtur.

Aurora Ramazzotti dhe Goffredo Cerza janë bashkë prej pesë vitesh dhe këtë verë kanë kaluar një pjesë të pushimeve me Michelle Hunziker dhe vajzat Sole dhe Celeste, të cilat prezantuesja i ka nga ish-bashkëshorti i saj Tomaso Trussardi. Teksa nënë e bijë janë parë në një farmaci, mendohej se Mishel ishte shtatzënë, por testi ishte për Aurorën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF