KreuCelebrity

Makina hyn në oborrin e një banese, përplas për vdekje 25-vjeçaren!

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë, ku një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka hyrë në oborrin e një banese në zonën e Kombinatit.

Nga përplasja e fortë ka mbetur e vdekur në vend 25-vjeçarja Marjana Sahitaj e cila ndodhej në oborrin e banesës së saj në momentin kur ndodhi aksidenti.

 

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një familjar i viktimës që ndodhej po ashtu në oborr.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit fatal.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF