Reperi i njohur Takayo Nembhard, i cili njihej ndryshe edhe si TkorStretch ka humbur jetën pasi u godit me thikë në Notting Hill Carnival.
Sipas mediave të huaja mësohet se 21-vjeçari u sulmua në Ladbroke Grove. Policisë iu desh ta nxirrte reperin nga mesi i një turme të madhe njerëzish që e kishin rrethuar për t’i ofruar ndihmën e parë.
BBC shkruan se ai humbi jetën në një spital në Londrën Perëndimore, duke mos i mbijetuar dot plagëve të shkaktuara nga thika.
Menaxheri i tij, Chris Patrick, tha se reperi së shpejti do të bëhej baba, pasi e dashura e tij është shtatzënë. “Ishte një njeri vërtet i mirë dhe i respektueshëm, kalonte shumë kohë në Londër, por jetonte me prindërit e tij në Bristol”, tha ai.