KreuCelebrity

“Kam qarë pa pushim për 3 javë”, Kylie Jenner flet për depresionin pas lindjes!

Kylie Jenner ka rrëfyer në trailerin e të “The Kardashians” se ajo ka luftuar me depresionin pas lindjes pasi mirëpriti djalin e saj.

Teksa ajo flet me motrën e saj Kendall Jenner, shpjegon se ajo e dinte se duhej të ishte e lumtur, por ende nuk po e ndjente. “Sapo linda, qava pa pushim për rreth tre javë”, u shpreh 25-vjeçarja.

Kylie ka pasur një rrugëtim “të vështirë” pas lindjes. Sipërmarrësja shpjegoi se ajo ka luftuar “mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht” pasi mirëpriti fëmijën nr. 2, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.

“Për nënat e tjera të cilat po vuajnë gjithashtu, nuk ka qenë e lehtë as për mua. Unë thjesht i kujtoj vetes se solla në jetë një djalë të bukur dhe të shëndetshëm. Duhet të ndalojmë së ushtruari presion mbi veten”, vazhdoi Kylie, e cila është gjithashtu nënë e vajzës 4-vjeçare Stormi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF