Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku festojnë ditën e sotme 5-vjetorin e martesës së tyre.
Në këtë ditë të shënuar këngëtarja ka zgjedhur t’i dedikojë bashkëshortit të saj disa fjalë të ëmbla zemre.
“Njësoj si para 13 vitesh me shkëlqejnë sytë për ty. Sot festojmë bashkë me Ajkën 5-vjetorin e kurorëzimit tonë”, ka shkruar ajo përkrah një fotografi ku ata shihen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Ndërkohë nuk ka munduar as urimi nga aktori, i cili ka zgjedhur po ashtu fjalë zemre. “Urime 5-vjetorin e dashnisë o martesa ime! ? shyqyr qe na ka gjet shnosh. Flm për gjithçka, unë dhe Ajka të kemi ❤️. ?”, ka shkruar ai.
Këngëtarja gjithashtu ka publikuar në Instastory fotografi të ndryshme që ata kanë realizuar gjatë rrugëtimit të dashurisë së tyre, përfshi foto nga dasma dhe momente kur vajza e tyre Ajka ka ardhur në jetë.



















