Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë tronditi mbarë opinionin publik. Për këtë ngjarje të rëndë pasditen e kësaj të mërkure pas protestës në Prishtinë u organizua edhe në Tiranë.
Të shumtë ishin ata që u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në mesin e të cilëve edhe personazhe publikë.
Ndër to do të përmendim Fifin, Bora Zemanin, Semi Jaupajn, Arjola Demirin, Klea Huta, Monika Lubonja, Einxhel Shkira, Ermal Peci, Rudina Hajdari, Egli Tako, Xhemi Shehu, Salsano Rrapi, Kledi Hysa, Beniada Nishani, Jonida Vokshi e shumë të tjerë.



















