Moderatorja e njohur Arbana Osmani këtë të enjte është bërë nënë për herë të tretë.
Ajo dhe Eduarti janë bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me një emër shumë të bukur ,Zoi.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatorja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, përkrah një fotografie ku shfaqet e lumtur teksa mban në krahë vajzën që aq shumë ka ëndërruar.
“Ëndrrat bëhen realitet. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot jetë. Mirë se vjen Zoi❤. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, ka shkruar Osmani.



















