Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni dhe reperi Fedez janë një nga çiftet më të njohur në mbarë botën.
Ditën e sotme ata festojnë 4-vjetorin e martesës, dhe në këtë ditë të shënuar reperi ka zgjedhur t’i dedikojë bashkëshortes së tij disa fjalë zemre, duke na emocionuar të gjithëve.
“4 vite martesë së bashku, asnjëherë si sot ajo fraza “në gëzim e dhimbje, në shëndet e në sëmundje” është e mbushur me një kuptimin të plotë, pothuajse e pamundur të shpjegohet me fjalë.
Netët e përqafuara duke qarë në një periudhë plot pasiguri na kanë forcuar më shumë se kurrë.
Faleminderit që jeni pranë meje në këtë vit të komplikuar, faleminderit që më dhatë forcën për të përballuar sëmundjen por mbi të gjitha faleminderit që më dhe gjënë më të çmuar nga të gjitha: dy fëmijë të mrekullueshëm, e vetmja arsye për të luftuar me thonjtë dhe me dhëmbë. Të dua Ferry “, ka shkruar ai.



















