KreuCelebrity

Kuptimi i veçantë i emrit të vajzës së Arbanës!

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj u bekuan këtë të enjte me një vajzë, të cilën e pagëzuan me një emër shumë të bukur, Zoi.

Po cili është kuptimi i këtij emri kaq të veçantë? Emri Zoi është kryesisht një emër femëror, me origjinë greke që do të thotë “Jetë”, një domethënie kaq kuptimplotë.

Lajmin e bukur moderatorja e dha vetë me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, përkrah një fotografie ku shfaqet e lumtur teksa mban në krahë vajzën që aq shumë ka ëndërruar.

“Ëndrrat bëhen realitet. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot jetë. Mirë se vjen Zoi❤. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, ka shkruar ajo./bordo.al

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF