KreuCelebrity

“Më shkatërroi familjen”, Kanye West flet për varësinë e tij ndaj pornografisë!

Reperi amerikan Kanye West së fundmi ka bërë një zbulim tronditës lidhur me jetën e tij personale. Reperi Donda u shfaq në rrjetet sociale dhe zbuloi arsyen që ai mendon se çoi në rënien e familjes së tij me Kim Kardashian.

Këngëtari dhe reperi 45-vjeçar pranoi se kishte një varësi nga pornografia, duke thënë se ajo “shkatërroi” familjen e tij. “Mos lejoni që Kris t’ju detyrojë të pozoni për playboy siç bëri me Kylie dhe Kim,” komentoi ai në një postim në Instagram të enjten, duke iu drejtuar Victoria Villarroel, ish-asistente e Kylie Jenner.

“Hollywood-i është një bordello gjigante. Pornografia shkatërroi familjen time. Unë po përballem me këtë varësi por Instagrami po e promovon atë. Nuk do të lejoj që kjo gjë t’i ndodh North dhe Chicagos”, vazhdoi reperi.

Më pas, ai publikoi një screenshot të mesazheve të tij, ku një person i paidentifikuar (me sa duket Kardashian) i kërkoi atij “të ndalonte”.

“Jo, ne duhet të flasim personalisht. Nuk ke vetëm ti të drejtë të vendosësh se në çfarë shkolle do të shkojnë fëmijët”, u përgjigj West.

Në mes të bisedës së tyre, ajo i tha atij se nëna e saj po i kërkonte që artisti të mos ia përmendte më emrin. Që nga viti 2019, West ka akuzuar publikisht Kris se ajo e ka kërcënuar që të mos flasë për familjen e saj.

Kanye përfundoi komunikimin me Kim duke i shkruar se ai nuk do lejojë që fëmijët tyre të pozojnë për Playboy apo të bëjnë kaseta seksi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF