KreuCelebrity

Pique kërcënon mediat pas raportimeve për ndarjen me Shakirën!

Ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique ka qenë padyshim kryefjala e mediave botërore.

Të shumta kanë qenë lajmet dhe informacionet private që kanë qarkulluar për ta. Kjo ka sjellë së fundmi edhe reagimin e futbollistit i cili kërkon të lihet i qetë, “Që nga 4 qershori, Shakira dhe Gerard Pique  konfirmuan ndarjen e tyre dhe prej asaj kohe janë publikuar shumë imazhe dhe pamje që cenojnë mbrojtësin. Këto raporte shkaktojnë jo vetëm dëme dhe dëmtim të imazhit të tij, por edhe një sulm serioz ndaj të drejtave të fëmijëve të tij, mbrojtja e të cilëve përbën shqetësimin e tij më të madh.

Pique ka ndryshuar rutinën e përditshme, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur fëmijët, familjen edhe njerëzit e tij të ardhshëm. Kjo ka bërë që ai të kërkojë masa shtesë për t’i mbajtur sa më larg paparacët dhe gazetarët, duke kërkuar edhe masa ligjore ndaj shkelësve”, thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga avokatët e 35-vjeçarit.

Kujtojmë që nga marrëdhënia 12-vjeçare, Shakira dhe Gerard Pique janë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF