KreuCelebrity

“Do të jetë programi i preferuar”, Luana Vjollca e bindur në suksesin e “S’luan dot me mua”!

Moderatorja e njohur Luana Vjollca në ditën e saj të lindjes ka zgjedhur që të bëjë një postim në rrjetin social Instagram në lidhje me rikthimin e saj në ekran.

Përkrah fotografive të publikuara Luana shihet me pronarin e televizionit Klan Aleksandër Frangaj dhe bashkëshortes së tij Alba Fragaj,

“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bej unë ? E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigant të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime më atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, ka shkruar ajo.

 

Kujtojmë që në fillim të kësaj jave në promon e televizionit Klan u zbulua se Luana Vjollca do të vijë pranë publikut çdo të premte me një program të ri “S’luan dot me mua”, i cili do të këtë të ftuar emrat më të mirë të showbizit shqiptar.

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF