Një nga programet që do të fillojë së shpejti në Top Channel është “Dancing with the stars”.
Kureshtja se cilët do të jenë personazhet VIP në këtë program është padyshim e madhe.
Së fundmi burime pranë Kryefjala.com kanë zbuluar se dy nga personazhet që do të jenë pjesë janë dy këngëtare shumë të dashura për publikun Irini Qirjako dhe Mihrije Braha.
Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se kush do të jenë emrat e tjerë që do t’i bashkohen “Dancing with the stars”.



















