Fatmir Hysenbelliu, ose ndryshe i njohur me emrin Oni Hysenbelliu, gjithmonë ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për jetën e tij luksoze por edhe për lidhjet me vajzat e famshme të showbizit.
Por mesa duket vajza që i ka rrëmbyer zemrën, duke bërë që Oni t’i japë fund beqarisë, nuk është e njohur për publikun shqiptar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë biznesmeni i cili ka postuar një fotografi me bashkëshorten e tij, të cilën e ka shoqëruar me një emoji zemre dhe një çelës.
Ajo quhet Margarita Hysenbelliu, duke na lënë të kuptuar që ata tashmë janë martuar. Margarita nuk është shqiptare dhe merret me shitjen e pasurive të patundshme.



















