Ylli i popit Britney Spears ka thënë se është “e pikëlluar” nga komentet e fundit të bëra nga djali i saj adoleshent Jayden James Federline, i cili së fundmi u ul me ITV News për një intervistë përmes MailOnline, për të diskutuar për marrëdhënien me nënën e tij të famshme.
“Kam bërë më të mirën time për të qenë njeriu më i mirë që mund të jem. Shpresoj që fëmijët e mi një ditë të kuptojnë”, theksoi ajo ndër të tjera.
Spears dhe Kevin Federline ishin të martuar nga viti 2004 deri në ndarjen e tyre në 2007. Por Federline së fundmi zemëroi fansat e Spears duke shpërndarë pamjet video të Spears duke u grindur me djemtë e tyre.
Pas kësaj Spears nisi të sulmojë Federline në Instagram, ku pati edhe mbështetjen e shumë prej yjeve të famshëm botërorë.



















