Ndarja e Shakirës dhe Gerard Piqué, dhe lidhja e re e e këtij të fundit me Clara Chia Martin vazhdon të jetë në qendër të mediave botërore.
Së fundmi gazetari Jordi Martín ka zbuluar detaje të reja. Sipas tij Pique dhe 23-vjeçarja tashmë do të jetojnë në apartamentin e futbollistit spanjoll. Veç kësaj, ai ka treguar se ndryshe nga sa spekulohet, ata nuk kanë një lidhje të shkurtër, por kanë rreth një vit.
Korrespondenti spanjoll i programit “El gordo y la flaca” ka zbuluar se Clara Chía nuk ka qenë edhe aq besnike ndaj partnerit të saj. Sipas paparacëve, ajo ka qenë e dashuruar në kohën kur filloi të frekuentohej me Piqué.
Tradhtia e supozuar nuk ka përfshirë vetëm Piqué me Shakira-n, por edhe Clara Chía kishte pasur një partner në kohën kur vendosi të niste një lidhje me mbrojtësin e FC Barcelona. Mësohet se i dashuruari me 23-vjeçaren nuk është një i panjohur, pasi ai ishte një person i afërt me Gerard Pique dhe punonte në kompaninë e tij ‘Kosmos’.
“Shakira nuk ka qenë i vetmi person i mashtruar. Gerard Pique bëri një darkë për punëtorët e kompanisë ‘Kosmos’, një nga miqtë e tij merr pjesë në darkë i shoqëruar nga e dashura e tij, Clara Chía”, tha gazetari Martín.



















