KreuCelebrity

Pas fotos me Beatrixin në rrjet, Bora dhe Donaldi vulosin rikthimin me këtë veprim!

Romanca e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt prej muajsh është kryefjala e mediave vendase.

E teksa ribashkimi flitej prej kohësh, Semi Jaupaj pak ditë më parë konfirmoi ribashkimin e tyre me anë të një fotografie nga festivali “Sunny Hill” ku ajo shfaqej përkrah tyre. “Shokë përgjithmonë”, shkroi ajo.

Ndërkohë së fundmi Bora dhe Donaldi janë bërë sërish miq në rrjetin social Instagram, duke ndjekur njëri-tjetrin e duke na konfirmuar se gjërat mes tyre po shkojnë më së miri.

 

Në këtë mënyrë ata kanë hedhur pas historinë me Beatrixin, me të cilën ditët e fundit në mediat sociale ka qarkulluar një fotografi e saj me aktorin, duke pretenduar se historia e tyre vazhdonte, por dukshëm fotoja ishte thjesht ‘photoshop’ nga fansat.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF