Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk, të cilët u ndanë në vitin 2019 dhe kanë një fëmijë së bashku mund të ribashkohen me synimin për të pasur më shumë fëmijë, thotë një burim burim ekskluzivisht për “Page Six”.
Dyshja, të cilët janë prindër të vajzës 5-vjeçare, Lea De Seine, postuan një foto nga pushimet e tyre tropikale këtë javë duke ngjall dyshimet se mund të rindezni lidhjen romantike.
“Ishin disa pushime të vërteta familjare dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë. Irina do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla”, u shpreh burimi.
Teksa më tej vijoi, “Të dy ata, Bradley dhe Irina nuk janë marrë seriozisht me askënd tjetër dhe të dy janë me idenë për të pasur një fëmijë. Ata duhet të merren gjithsesi me njëri-tjetrin pasi janë prindër bashkë. Të dy ata po mendojnë, ndoshta është koha që më në fund të ribashkohen me të vërtetë”.



















