Moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Së fundmi ata kanë organizuar një festë madhështore, ku kanë zbuluar gjininë e fëmijës së tyre mes miqve dhe familjarëve.
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër të një djali. Moment shumë emocionues për ta dhe gjithë njerëzit e tyre të zemrës kur tullumbacet e vendosura në një kuti ishin blu.
Kujtojmë që më herët Einxhel Shkira zbuloi se gjininë e bebit e dinte vetëm motra e Dagzit dhe gjithë pjesa tjetër, përfshi edhe vetë ata, do ta zbulonin në festën që tashmë u organizua.



















