KreuCelebrity

Si dobësoheni me vetëm 2 minuta ecje pas ngrënies!

Si dobësoheni me vetëm 2 minuta ecje pas ngrënies!

CNN kujton në një artikull të tij se për shekuj me radhë, njerëzit në Mesdhe ngriheshin pas vakteve të gjata dhe bënin një shëtitje, shpesh në sheshin e qytetit. Ecja në shumë raste është renditur si një nga bazat e dietës së shëndetshme mesdhetare.

Ajo madhe mund të jetë një nga arsyet pse studimet kanë gjetur se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun për diabetin, kolesterolin e lartë, sëmundjet e zemrës, hemoragjinë cerebrale dhe disa lloje kanceri – duke forcuar kockat , duke përmirësuar shëndetin e trurit, duke shmangur demencën dhe depresionin e duke ndihmuar njëkohësisht edhe në humbjen e peshës.

Studimet e thellura shkencore tregojnë se një shëtitje pas ngrënies mund të ulë dhe nivelit e sheqerit në gjak.

Ecja dy deri në pesë minuta pas një vakti mund të mjaftojë, sipas një raporti të publikuar në revistën Sports Medicine.

“Lëvizjet pas ngrënies reduktuan glukozën mesatarisht me 9,51% krahasuar me qëndrimin ulur për një kohë të gjatë. Megjithatë, ecja e ndërprerë gjatë gjithë ditës pa një reduktim më të madh të glukozës me një mesatare prej 17.01% krahasuar me qëndrimin ulur për një kohë të gjatë”, thanë hartuesit e tij për CNN.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF