Kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar erdhi që në fillim me premtime populiste. Liz Truss tha se synon të ulë taksat dhe të trajtojë çmimet e larta të energjisë që po nxisin një krizë të kostos së jetesës në vend.”Unë kam një plan të guximshëm për të ulur taksat dhe për të rritur ekonominë tonë,” tha Truss. “Po kështu, do të përballoj krizën energjetike, duke u marrë me faturat e energjisë së njerëzve.”
Në garën partiake, Truss fitoi 57 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet e brendshme ishte e lartë, përkatësisht 82.6 për qind e anëtarëve partiakë votuan për udhëheqësin e ri.
Zgjedhja e saj në krye të partisë udhëheqëse, Partisë Konservatore, erdhi pas dy muajsh pasigurie, periudhë që është përshkruar me rritje të çmimeve të energjisë dhe me greva të dhjetëra mijëra punëtorëve.
Në garë për kryeministrin e ri, përveç Truss, e cila ka shërbyer në postin e sekretares së Jashtme, ishte edhe ish-shefi i Thesarit, Rishi Sunak.
Ndërkaq, Sunak pas disfatës në garën partiake tha se Partia Konservatore është “një familje”, sipas REL. “Tani duhet të bashkohemi prapa kryeministres së re, Liz Truss, teksa ajo drejton shtetin në këto kohëra të vështira”, shkroi ai në Tëitter.



















