Moderatorja Ori Nebijaj dhe Isli Islami kanë qenë të ftuarit e parë të “Wake Up” në këtë sezon të ri, në programin të cilin prej vitesh ato drejtonin.
Dyshja e suksesshme këtë sezon do të vazhdojë të jetë e angazhuar në po të njëjtin televizion por në projekte të ndryshme televizive.
Ori konfirmoi se do ta shohim në drejtimin e “Përputhen”, “Sezoni i ri ka të reja dhe në media është komentuar “Për’puthen”, me ikje dhe ardhje të reja. Shumë mundësisht do të jem dhe unë pjesë e këtyre të reja. Unë them që po…”.
Ndërkohë Isli zbuloi se do të jetë pjesë e programit “Dancing with the stars”, “Menduan të më japin një sallë më të madhe për shkak të gjatësisë… Kam filluar të mësoj fjalorin e baletit sepse unë do jem në “Dancing wth the stars” si konkurrent”.



















