Inida Gjata, e njohur si Zhaku, u bë nënë për herë të parë disa javë më parë.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar te “Rudina” në një lidhje Skype për të ndarë me publikun emocionet e këtij momenti të bukur të jetës së saj.
Zhaku, prej vitesh jeton në Gjermani dhe prej andej ka zbuluar emrin e bukur me të cilin ajo ka pagëzuar djalin e saj, Amon, dhe kuptimin e veçantë. “Amon ka kuptim, se është emër i vjetër i përdorur në Egjiptin e lashtë dhe përfaqësonte djalin, njeriun e popullit”.
Zhaku u shpreh se këtë periudhë po e shijon shumë, “Shumë-shumë bukur, shumë e pabesueshme, akoma nuk e besoj që ka dalë nga unë ai fëmijë”.


Celebrity
Horoskopi ditor, e martë 6 shtator 2022

Celebrity
Drini Zeqo dhe partnerja e tij…në ekran!
















