Emri i Gerard Pique vazhdon të jetë kryefjala e mediave të huaja, pas ndarjes nga Shakira dhe lidhjes së re me 23-vjeçaren Clara Kia Marti.
Pique dhe Clara u panë pak ditë më parë në një dalje së bashku, e cila thuhet se ka mërzitur ish-in e tij, Shakirën. Kjo pasi të dy kishin rënë dakord të mos shfaqeshin me partnerët e tjerë në publik për një vit nga njoftimi zyrtar i ndarjes së tyre.
Mesa duket, ylli i popit nuk është e vetmja që është mërzitur me vendimin e futbollistit të Barcelonës për të mos mbajtur të fshehtë lidhjen e tij me Kian.
Sipas një raporti të Marca, prindërit e Clara Kia nuk janë dakord me marrëdhënien e vajzës së tyre me Pique.
Babai i Clara Kia Martit është një fans i Piques, por si ai ashtu edhe nëna e saj janë të pakënaqur për raportimin mediatik të lidhjes së vajzës së tyre me futbollistin.
Ata nuk ndihen rehat me faktin që emri i vajzës së tyre po dëgjohet kaq shumë këto kohë dhe ata dëshirojnë të mbajnë sa më shumë të fshehta të dhënat e tyre personale.
Mirëpo, tashmë në shtypin e huaj është zbuluar se babai i Kias është pronar i një studio ligjore dhe nëna e saj është punonjëse administrative.

Horoskopi ditor, e martë 6 shtator 2022

Drini Zeqo dhe partnerja e tij…në ekran!

















