KreuCelebrity

A do të bashkëpunojë me Dua Lipën e Bebe Rexhën? Përgjigjet Rita Ora!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka dhënë një konferencë për mediat mesditën e sotme, pak orë para koncertit në Tiranë.

Teksa Rita është pyetur nëse do të bashkëpunonte me këngëtaret e tjera shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha apo Ava Max, ajo tha se ndihet shumë e lumtur që artiste shqiptare po shkëlqejnë në botë duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe u shpreh besimplotë për një bashkëpunim kur të krijohet mundësia.

“Kur nisa në këtë industri 2011-2012 e ndieja si një lloj detyrimi apo barre dëshirën për ta bërë Shqipërinë të njohur në hartë. Ndihem shumë e çliruar që kam artiste të tjera në fushën time që po lartësojnë emrin e Shqipërisë në botë.

Për shkak të angazhimeve të shumta nuk ka ndodhur deri tani por kam shpresë se do të ndodhë shumë shpejt”, tha këngëtarja.