KreuCelebrity

A është martuar Adele me fshehtësi? Detaji që ngriti dyshimet!

Adele dhe partneri i saj, Paul Rich, mund të jenë martuar.

Artistja e famshme fitoi çmimin “Emmy” për koncertin e saj televiziv, “Adele: One Night Only” dhe publikoi një foto të kupës mbi tavolinën e saj.

Ndjekësit vunë re se mbi tryezë qëndronte një lojë e personalizuar për çiftin që mbante emrin “The Paul’s”. Kaq ka mjaftuar që njerëzit të dyshojnë se ata janë martuar në fshehtësi, megjithëse s’kemi asnjë lajm nga vetë Adele dhe Paul Rich.

Kujtojmë që gjatë një interviste, Adele foli për planet e saj familjare dhe marrëdhënien me të dashurin Rich Paul në “Desert Island Discs” të BBC Sounds. Ajo i tha prezantueses Lauren Laverne se do të dëshironte të kishte më shumë fëmijë për t’i dhënë djalit të saj 9-vjeçar, Angelo, shumë vëllezër dhe motra.

 

 

 

A post shared by Adele (@adele)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF