Martesa mes Rita Orës dhe me regjisorit Taika Waititi ka qenë kryefjalë e mediave të huaja javët e fundit.
Në konferencën për shtyp të mbajtur pak orë para koncertit që Rita do të mbajë në Tiranë, nuk ka munguar një pyetje në lidhje me martesën sekrete.
“A ishte byreku në menunë e dasmës së saj?”, referuar faktit që Rita ditën e djeshme u shfaq duke gatuar byrek.
“Pyetje e bukur, por nuk mund të ta them këtë gjë tani. Fatkeqësisht. Por jam shumë e lumtur”, tha Rita.
Kujtojmë që mediat e huaja kanë raportuar se çifti në fillim të këtij muaji u martuan në një ceremoni private dhe se po përgatiten për një dasmë të madhe.






Celebrity
Horoskopi ditor, e martë 6 shtator 2022

Celebrity
Drini Zeqo dhe partnerja e tij…në ekran!












