KreuCelebrity

Fotoja e 92-vjeçares tregon rëndësinë e kremit të diellit!

Fotografia e një gruaje 92 vjeçe është bërë virale në Twitter, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të kremrave kundër diellit në të gjitha zonat e ekspozuara.

Fotoja tregon qartë në plan të parë qafën dhe faqen e djathtë të 92-vjeçares, e cila për më shumë se 40 vjet ka përdorur krem hidratues me krem kundër diellit në fytyrë, por jo në qafë.

Fotografia ilustron një rast studimi të përshkruar nga Christian Posch për Departamentin e Dermatologjisë dhe Alergjisë në Universitetin e Mynihut, Gjermani dhe i publikuar në vitin 2021.

Ekzaminimi klinik zbuloi një ndryshim të rëndësishëm në dëmtimin e diellit midis faqes dhe qafës. Imazhi flet më shumë se fjalët dhe është absolutisht e qartë ku gruaja ka përdorur zakonisht krem kundër diellit dhe ku jo.

“Fotoja tregon se masa më efektive për të parandaluar një sërë kanceresh të lëkurës dhe plakjen e lëkurës është kremi kundër diellit”, thotë Posh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF