KreuCelebrity

Këngëtarja e famshme britanike, koncert për herë të parë në Shqipëri!

Living Room Entertainment sjell për herë të parë në një koncert live këngëtaren e njohur Tanita Tikaram.
Koncerti do të mbahet më datë 30 Shtator panë Parkut Olimpik të Tiranës.

Tanita Tikaram është një këngëtare dhe kantautore pop/folk e rritur në britani shumë e njohur për muzikën e saj. Ajo arriti sukses të madh me këngët “Twist in My Sobriety” dhe “Good Tradition” nga albumi i saj debutues i vitit 1988, Ancient Heart.

Albume të tjera të publikuara nga Tanita janë: Everybody’s Angel, Eleven Kinds of Loneliness, Lovers in the City, Cappuccino Songs dhe Sentimental.

Një këngëtare nga ato të muzikës së vërtetë. Artistë të cilët janë gjithmonë zgjedhje e Living Room Entertainment.
LRE është kompania lider në biznesin muzikor në Shqipëri, kompania më e madhe promovuese dhe ekzekutive e prodhimit të cilët kanë sjellë në Shqipëri këngëtarë mjaft të sukseshëm.

Revista Bordo është partner mediatik në koncertin e fundit që LRE organizon. Living Room Entertainment lajmëron që biletat e koncertit do të dalin së shpejti ku do të keni mundësinë të shijoni magjinë e zërit fantastik të artistes Tanita.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF