KreuCelebrity

Pa Meghan, Princi Harry shfaqet i pikëlluar pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth!

Princi Harry u fotografua në pjesën e pasme të një makine kur mbërriti në Skoci pasi gjyshja e tij Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare.

Princi Harry, 37 vjeç, teksa mbërriti në Kështjellën Balmoral në Skoci, dukej mjaft i trishtuar në pjesën e pasme të një makine të zezë.

Babai i dy fëmijëve ishte ulur pas një shoferi dhe një pasagjeri në automjet, pa praninë e bashkëshortes së tij Meghan. Ai ishte i veshur me një xhaketë të zezë dhe një kravatë me një këmishë të bardhë me kopsa

Ndërkohë Harry dhe Meghan ndanë një deklaratë të përbashkët për humbjen e Mbretëreshës, ku thuhej, “NË KUJTIM TË DASHUR TË MADHËRISË së saj, Mbretëreshës ELIZABETH II 1926-2022”.