Koncerti i Rita Orës që u mbajt në Tiranë pak ditë më parë do të mbahet mend gjatë si një ndër momentet më emocionuese që artistja shqiptare me famë botërore i dhuruar publikut shqiptar.
Ndonëse vetë Ritës ju desh që të largohej vetëm pak minuta pas kocertit, prindërit e saj Vera dhe Besnik Ora qëndruan edhe për pak ditë në Tiranë. Në një intërvistë të dhënë në Euroneës Vera Ora u tregua e hapur të tregonte se si është të jetosh me një yll ndërkmbëtar.
“Rita tani kujdeset për neve, për motrën, vëllain dhe rrethin e saj. Kur Rita vjen në shtëpi fama e saj mbyllet, nuk ka dallim mes fëmijëve të tjerë, duhet t’i lajë enët, banjën ta pastroj, është e kuptueshme, ajo e gëzon thjeshtësie që familja i sjell, i duket më normale se atë që ka punë. Unë i them Ritës që të gjithë jemi yje në profesionin tonë, ti e bën në publike por të gjithë jemi të njëjtë”; tha zonja Ora para gazetares Jonida Shehu

Sakaq në një intervistë tjetër të dhënë për ‘Shqipëria Live’ mami i artistes u shpreh se sa i përket jetës private të së bijës ajo dhe Besniku nuk ndërhyjnë aspak në zgjedhjet e Ritës pasi simprindër ata duan vetëm lumturinë e saj. Po ashtu Vera Ora tha se mezi pret që të bëhet gjyshe.



