Moderatoja e njohur Fjodora Fjora prej vitesh është pjesë e ekranit, por për sa i përket jetës së saj private ka preferuar të jetë shumë e rezervuar.
Së fundmi mesa duket moderatorja ka thyer rregullat që ajo vetë kishte vendosur dhe ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një fotografi ku shihet e kapur dorë për dore me partnerin e saj.
Megjithatë ajo nuk ka preferuar të japë më shumë detaje, ndaj na mbetet të presim nga vetë Fjodora për të mësuar më shumë rreth personit që i ka rrëmbyer zemrën.
Rreth një javë më parë ajo bëri një tjetër postim në Instagramin e saj ku shihej përsëri e kapur dorë për dore me partnerin e saj, të cilit nuk preferon t’ia zbulojë portretin.



















